Aksidenti me 45 viktima/ Misteri i zjarrit, flet eksperti: Shkaqet e shpërthimit të flakës në makinë, mendoj se shoferi…

Aksidenti i rëndë me 45 viktima i ndodhur një ditë më parë në Bullgari ka qenë objekt i diskutimit në emisionin Breaking. Habia më e madhe ka qenë mënyra se si ka shpërthyer zjarri në autobusin ku ndodhin 52 udhëtarët që po ktheheshin nga Turqia.

Eksperti Mamir Hodo në studion e Breaking, duke analizuar mënyrën se si ka ndodhur ky aksidentet tejet i rëndë u shpreh se nuk mund të them se ajo ndodhi ka fakti se shoferi ka qenë i përgjumur. Pasi autobusi kishte bërë një ndalesë afro 30 minuta dhe se shoferi ishte ndërruar.

Ai thekson se aksidenti mund të ketë ndodhur nga sinjalistika rrugore, e cila ishte e padukshme dhe ku mungonte drita, fosforishenca.

” Në karroxhatën dhe xhepin e rrugës, ka një ndarëse metalike e tipit standard, sipas këndvështrimin tonë ka qenë e padallueshme për drejtuesin e mjetit, nuk ka pasur fosforeshente. Është bërë një ndarë e tillë, e papranueshme, për vendosjen e sistemit të sinjalistikës rrugore. Nuk përjashtohen mundësia që drejtuesi i mjetit nuk e ka parë, ekziston mundësia. Shoferi ka qenë i moshës 50 vjeç, i pajisur me lejen e drejtimit për autobusë, pra ka pasur eksperiencë”, tha Hodo.

Po engimat e rënies së zjarrit, sipas Hodos shpjegohen me fakti se ka pasur fërkim të autobusit me barrierat mbrojtëse. ” Mjeti ka goditur në pjesë ballore të djathtë në kuadratin metalik, si pjesë e shkëndijës së ndodhur. Sipas teknologjisë është krijuar mundësia, pasi kemi të bëjmë me krijimin e një temperature 1000 gradë celsius nga nxehtësia, janë krijuar xixat dhe temperaturat e mundësia e gazrave është krijuar mundësia për shpërthim dhe aty mjeti ka kapur flakë. Mendoj se fërkimi metalik me pjesën e pasme shkaktoi zjarr”, tha Hodo./Gazeta Shqip

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *