Nesër mbledhja e përbashkët mes qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, Rama jep njoftimin e rëndësishëm

ELBASAN- Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije ditën e sotme se kur do të mbahet mbledhja mes qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Rama shkruan se kjo mbledhje pritet të zhvillohet ditën e nesërme në Elbasan.

Kësaj mbledhjeje që pritet të zhvillohet ditën e premte qeveria shqiptare i ka paraprirë me dy memorandume.

I pari për thjeshtësimin e leje të qëndrimit në Shqipëri dhe Kosove, që është bërë e ditur nga Bledi Çuçi, Ministër i Brendshëm.

Dhe vendimi i dytë është i lidhur edhe me njohjen e ndërsjelltë të sigurimeve shoqërore, e bërë e ditur nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë  Delina Ibrahimaj.

Në mbledhjen e përbashkët do nënshkruhet marrëveshja mes Shqipërisë dhe Kosovës që ka të bëjë me lejet e qëndrimit të shtetasve të 2 vendeve./Gazeta Shqip

 

/Gazeta Shqip

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *