Po i mbjellin serat me hashash”, Ironizon deputeti i PD-së: Flitet për satelitët por traktorët nuk po ndizen

"Po i mbjellin serat me hashash", Ironizon deputeti i PD-së:

KUVENDI- Deputeti i Partisë Demokratike Samir Korreshi i është bashkuar ditën e sotme protestës së fermerëve të Lushnjës para Kuvendit.Para mediave Korreshi u shpreh se serat janë mbjellë me hashash dhe fermerët nuk kanë marrë asnjë lekë nga qeveria.

Ndër të tjera Korreshi ironizoi gjithashtu se ndërkohë që flitet për satelitë, traktorët e fermerëve nuk po ndizen, dhe ata nuk po marrin as kostot e fidanëve të mbjella në serat e tyre.

“Këta fermerë kanë nevojë për jehonë. Kaq e zorshme është për të dëgjuar këta?! Z.Rama të nxirrte 10 specialistë që rrojnë nga taksat e këtyre. Të bëhet një plan që këta të dinë ku janë, që të dijnë të mbjellin këtë vit apo jo. Ne po shkojmë te satelitët, ndërkohë që kemi traktorët që nuk po ndizen. Këta nuk marrin as kostot e fidanëve që janë mbjellë. I luten zotit të dalin jek e jek. Shalqini ju kalb. Kjo qeveri nuk coi një grup atje. Këtu asnjë lekë se këtu i kanë marrë vetëm oligarkët, kanë bërë sera atje dhe i kanë lënë bosh, po i mbjelin me hashash e këta zotërinjtë këtu s’kanë marrë asnjë lekë. Më thuaj kujt nga këta fermerë kjo qeveri i ka dhënë lekë për plasmasin?!“, u shpreh deputeti i PD./Gazeta Shqip

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *