Kompanitë drejt shkrirjes / Rama: Nuk na lë Sekretariati i Energjisë, por do të rimodelojmë KESH dhe OSHEE

Kompanitë drejt shkrirjes / Rama: Nuk na lë Sekretariati i

Shqipëria mund të shkojë në përplasje me Sekretariatin e Energjisë në Vjenë, për shkak të një plani të qeverisë për të shkrirë bashkë Korporatën Elektroenergjitike dhe Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.Kryeministri Edi Rama tha se ka pasur një propozim që këto dy kompani të shkrihen në një të vetme në të shkuarën, por është kundërshtuar nga Sekretariati.

Sekretariati i Energjise na ka penguar për të vendosur në një umbrelë gjeneruesin dhe shpërndarësin, sepse sot janë ente që nuk kanë sinergji. Na penguan duke na thënë jo tregu i lirë e jo kështu gjerash”, tha ai në një intervistë për TV MCN.

Gjithsesi, Rama u shpreh se nuk është hequr dorë krejtësisht nga kjo ide.

“Do të bëjmë rimodelimin dhe të thotë çfarë të dojë Sekretariati, sepse nuk mund të vazhdojmë më me këtë model. Ato duhet të jenë në sinergji me njëra-tjetrën”, u shpreh ai./Gazeta Shqip

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *