Berisha s’mbajti fjalën”/ Basha: Nuk i ndjek Foltoret, janë humbje kohe, ka degraduar

“Berisha s’mbajti fjalën”/ Basha: Nuk i ndjek Foltoret,

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se nuk i ndjek Foltoret e Sali Berishës pasi janë humbje kohe.I ftuar në Open në Top Channel, Basha tha se Berisha doli nga fjala e dhënë më përpara që do hiqte vetë dorë nga PD derisa çështja e tij të zgjidhej.

“Nuk i ndjek foltoret e Berishës se janë humbje kohe. Doli komplet nga konteksti që tha më parë se do e ndërtonte. Tani shpall betejë kot.

Beteja nuk është mes meje dhe tij, në fakt nuk ka asnjë betejë. Ai po mundohet të mbulojë ato që janë shpallur për të. PD e ka Kuvendin me datë 18, leje se çfarë thotë Berisha që është me 11. Shikoni se si ka degraduar,” tha Basha./Gazeta Shqip

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *